Zyrtare: Serge Aurier i bashkohet Tottenhamit

14:51 | 31 Gusht 2017

Serge Aurier ka finalizuar transferimin te Tottenham Hotspuri nga Paris Saint Germaini për një tarifë që besohet të jetë 25 milionë funta.

Arritja e Aurierit do të thotë që “Spursët” tani kanë gjetur zëvendësuesin e Kyle Walker, i cili është shitur për një çmim dyfishë më të madh muaj më parë te Manchester City, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është transferimi i katërt për Tottenhamin pas Davinson Sanchezit, Juan Foythit dhe Paulo Gazzanigas.

Serge Aurier besohet se ka nënshkruar marrëveshje që do të mbajë atë te klubi anglez deri në vitin 2022./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara