Zyrtare: Ronald Koeman rikthehet si trajner te Holanda

17:32 | 23 Janar 2023
KRG

Ronald Koeman është rikthyer tek stoli i selektorit të Kombëtares së Holandës.

Lajmin për rikthimin e tij, e ka bërë vetë Kombëtarja holandeze me anë të një postimi në Twitter.

Koeman kishte udhëhequr kombëtaren e “Tulipanëve” edhe gjatë viteve 2018-2020, mirëpo u largua nga Kombëtarja për të qenë në krye të skuadrës së njohur spanjolle, Barcelonës.

Mirëpo mos korrja e sukseseve me skuadrën spanjolle, u detyrua të largohet.

59-vjeçari ka udhëhequr skuadra të mëdha si Evertoni, Valenica, Feyenoordi, Southampton, Al Alkmaar, Benfica, Ajax, Vitesse, Eindhoven dhe PSV./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale