Franck Ribery do ta vazhdojë karrierën në futbollin italian. Veterani i mesfushës ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Fiorentinën
Franck Ribery është zyrtarisht futbollist i ri i Fiorentinës, shkruan Gazeta Express.
Klubi italian ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare se e ka angazhuar ish-futbollistin e Bayern Munichut, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare prej 4 milionë eurosh në sezon.

“Fiorentina njofton se e ka angazhuar futbollistin Franck Ribery. Lojtari i ri Viola do të prezantohet nesër, e enjte 22 gusht në orën 17:30 në sallën e konferencave ‘Manuela Righini’ në stadiumin ‘Artemio Franchi’”, njofton klubi italian.
Ribery në fillim të kësaj vere i dha fund eksperiencës prej 12 vjetësh tek gjiganti bavarez, ku kishte fituar gjithçka, ndërsa kishte oferta edhe nga kontinentet tjera.
Megjithatë, Viola ia dha mundësinë veteranit të mesfushës të luajë së paku edhe një apo dy sezone në nivele të larta të futbollit evropian.
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...
OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut
Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit,...
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë ...