Olympiacos ka njoftuar afrimin e Pajtim Kasamit, ku për mesfushorin është një rikthim në këtë klub dhe kampionatin grek.
Mesfushori shqiptar, tani 30 vjeç rikthehet te “bardhekuqtë” me të cilët fitoi dy kampionate dhe një kupë në vitet 2014-2016, duke bërë 66 paraqitje dhe duke shënuar 9 gola.
Kasami së fundmi ka luajtur te Basel nga viti 2020, me fanellën e të cilëve në 79 ndeshje ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë nëntë asistime, shrkuan telegrafi.
Ai ka bërë karrierë me të rinjtë e Winterthur, Grasshopper, Liverpool dhe Lazio, ndërsa debutimin e tij profesional e bëri me skuadrën zvicerane Bellinzona.
Kasami ka bërë karrierë edhe te Palermo, Fulham, Luzerne dhe Olympiacos, Nottingham Forest dhe Sion.
Ai ka përfaqësuar Zvicrën 12 herë dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur 38 herë në Ligën Premier dhe 14 herë në Serie A.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...