Arsenali ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë portugez, Nuno Tavares.
Pas negociatave disa javore me Benfican, më në fund është gjetur marrëveshja mes palëve.
Arsenali ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të talentuar, ku ka paguar tetë milionë euro te Benfica.
Anësori është dalë nga akademia e Sportingut, por që nga viti 2019 është pjesë e ekipit të parë të Benficas ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.
21-vjeçari edicionin e kaluar ka zhvilluar 25 ndeshje me Benfican, ku ka bërë tri asistime.
Tavares tanimë është prezantuar nga klubi, ku do ta mbajë edhe fanellën me numër 20 te londinezët.
“Ne i urojmë mirëseardhje Nunos në klubin tonë. Ai është një lojtar i ri me shumë cilësi i cili është zhvilluar shumë mirë me Benfican në sezonet e fundit dhe gjithashtu ka treguar cilësi të mëdha sa ka qenë pjesë e Portugalisë U21”.
“Ardhja e Tavares do t’i japë skuadrës forcë dhe mundësi shtesë në mbrojtje, veçanërisht me këtë energji në anën e majtë të fushës”, tha Mikel Arteta.

Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...
Kushtetuesja e kthen në detyrë Belinda Ballukun
Nis ushtrimi i përbashkët i policisë me Ambasadën amerikane,...
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...