Neymar ka konfirmuar se do të mungoj në ‘El Clasicon’ e kësaj jave ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit pasi klubi i tij vendosi për të mos vazhduar apelimin e vendimit kundër suspendimit të tij.
Sulmuesi brazilian është ndëshkuar me karton të kuq në disfatën e fundit të Barcelonës ndaj Malagas dhe është dënuar me dy ndeshje qëndrim jashtë fushe për shkak të duartrokitjes ndaj gjyqtarit, transmeton portali arbresh.info.
Kjo do të jetë një goditje e madhe për Barcelonën, e cila udhëton në ‘Bernabeu’ për të siguruar fitore që të mbajë ende shpresa për titullin në La Liga.
Skuadra e Luis Enriques tashmë është tre pikë prapa Realit në tabelë dhe ‘Los Blancos’ madje kanë një ndeshje më pak, gjë që i vë afër titullit të parë në ligë qysh pas edicionit 2011/12.
Neymar ka shënuar 15 gola dhe ka krijuar 18 asistime gjatë të gjitha ndeshjeve këtë edicion./arbresh.info
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...