Radja Nainggolan është zyrtarisht lojtar i Romës.
Kështu ka njoftuar klubi italian që ka lëshuar një kumtesë duke konfirmuar se ka blerë gjysmën e pronësisë së lojtarit nga Cagliari.
Sipas njoftimit Roma ka paguar nëntë milionë euro, por kjo nuk besohet të jetë e plotë. Sipas raportimeve, Roma ka paguar 14 milionë plus bonuse për performanca, plus gjashtë milionë për huazimin e sulmuesit Victor Ibarbo.
“Kjo është ditë fantastike. Më në fund jam 100 për qind “Giallorosso”. Këtë e doja unë dhe klubi! Falënderoj klubin për përpjekjet. Do të shpaguaj gjithçka në fushë siç kam bërë deri tani. Forca Roma! Tani jemi të fokusuar në sezonin e ardhshëm”, ka shkruar lojtari në Twitter.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj