Claudio Marchisio zyrtarisht ka ndërprerë kontratën e tij te Juventusi duke i dhënë fund 25 viteve te “Zonja e Vjetër”.
Mesfushori i ka dhënë fund qëndrimit të tij afatgjatë te Juventusi duke rënë dakord për të ndërprerë kontratën e tij që ishte paraparë të skadonte në vitin 2020, transmeton portali arbresh.info.
Claudio Marchisio është larguar nga kampioni në Serie A pasi ndërprerja e kontratës është bërë me pëlqim të dyanshëm.
32-vjeçari, i cili ka bërë 55 paraqitje te Italia, depërtoi te skuadra startuese në sezonin 2006/2007.
Ai ka bërë 389 paraqitje duke realizuar 37 gola gjatë kësaj kohe.
Marchisio ka fituar shtatë tituj radhazi te Juve dhe është fitues i katër medaljeve të Kupës së Italisë./arbresh.info/
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...