FC Heidenheim 1846 ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me mbrojtësin kosovar, Leart Paçarada, i cili transferohet nga FC Koln.
Paçarada ka vendosur të ndryshoj ambient, por jo edhe kampionat, pasi do të mbetet pjesë e Bundesligës.
Mbrojtësi i Dardanëve ka kompletuar sot (e enjte) gjatë ditës transferimin te Heidenheim dhe njoftimi është bërë nga faqet zyrtare të klubit.
“1. FC Heidenheim 1846 ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë Leart Paçarada nga rivalët e Bundesligës 1. FC Köln”.
“Reprezentuesi 30-vjeçar i Kosovës nënshkroi një kontratë me FCH të enjten deri në verën e vitit 2027”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.
Ndryshe, Paçarada te FC Heidenheim 1846 do të takojë edhe dy lojtarë tjerë me prejardhje shqiptar, Arijon Ibrahimovic dhe Diant Ramaj. /Telegrafi/
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran