Lazio zyrtarisht ka nënshkruar me ish anësorin e Liverpoolit, Bobby Adekanye.
Edhe pse transferimi i tij nuk është prezantuar ende nga Lazio, kontrata katër vjeçare e Adekanyes është depozituar në Lega Serie A, transmeton portali arbresh.info.
20-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka krijuar tri asistime te skuadra rezervë e Liverpoolit sezonin e kaluar, por u largua nga kampioni evropian pa asnjë paraqite në ndeshje kompetitive.
Ai ka lindur në Nigeri, por përfaqëson Holandën në nivelin U20 dhe ka shpenzuar kohë te akademia e të rinjve të Barcelonës.
Kalimi i Bobby Adekanyes në Lazio është bërë falas./arbresh.info/
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit