La Liga ka vendosur për të shfrytëzuar sistemin VAR (asistent i gjyqtarit përmes videos) duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
VAR ka depërtuar në Bundesliga dhe Serie A këtë sezon duke ngjallur shpesh debate, ndërkohë që është shfrytëzuar edhe në Angli te ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Kupës FA, transmeton portali arbresh.info.
FIFA vazhdon të jetë e vendosur për të shfrytëzuar këtë teknologji në Kampionatin Botëror 2018 në Rusi dhe së fundmi është konfirmuar se edhe kampionati kryesor në Spanjë do të filloj nga sezoni i ardhshëm përdorimin e saj.
Në një deklaratë, La Liga ka konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Spanjës për të prezantuar VAR-in në sezonin 2018/19.
Gjyqtarët e pensionuar së fundmi, Carlos Velasco Carballo dhe Carlos Clos Gomez do të mbajnë trajnime për zyrtarët e ndeshjeve duke filluar nga tani, ndërsa ‘Mediapro’ do të jetë përgjegjëse për të ofruar shpenzimet e teknologjisë në La Liga./arbresh.info/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...