Zyrtare/ Kai McKenzie-Lyle – gardiani i ri i FC Ferizaj

16:54 | 9 Shkurt 2026
D.H

FC Ferizaj zyrtarizon ardhjen e portierit 28-vjeçar Kai McKenzie-Lyle, duke i dhënë një përforcim të rëndësishëm repartit të portës për pjesën e mbetur të sezonit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Ferizaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Portieri me përvojë nga Guyana, i cili është rritur në akademinë e Barnet dhe ka kaluar në skuadrën e Liverpool U23, pritet të sjellë siguri dhe stabilitet në mbrojtjen e portës së Ferizajt.

Njoftimi i plotë i FC Ferizaj:

Kai McKenzie-Lyle – Gardiani i ri i FC Ferizaj!

Zyrtarizojmë ardhjen e portierit 28-vjeçar Kai McKenzie-Lyle për të forcuar repartin e portës.

Reprezentuesi i shtetit Guyana, i formuar në akademinë e Barnet, si dhe pjesë e Liverpool U23, Kai sjell përvojë, siguri dhe prezencë të fortë në portë

Shpërndaje në rrjete sociale