
MILAN, ITALY - JUNE 06: FC Internazionale Unveil New Coach Cristian Chivu at Inter HQ on June 06, 2025 in Milan, Italy. (Photo by Mattia Ozbot - Inter/Inter via Getty Images)
Disa ditë më parë, Simone Inzaghi u largua nga posti i trajnerit të Interit në drejtim të Al-Hilalit.
Ndërkohë “Nerazzurrët”, nuk pritën shumë dhe angazhuan menjëherë trajnerin e ri të klubit, shkruan Arbresh.info.
Cristian Chivu do të jetë trajner i ri i Interit, me rumunin i cila ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
44-vjeçari i është bashkuar sërish Interit pas një periudhe katër-mujore në Serie A me Parmën, të cilën e udhëhoqi drejt mbijetesës në javën e fundit të kampionatit 2024/2025.
Chivu e kaloi pjesën e fundit të karrierës si futbollist pikërisht në ‘San Siro’ me Interin, ndërsa karrierën si trajner e nisi po në Milano, duke drejtuar ekipet e moshave U14, U17, U18 dhe më pas skuadrën Primavera nga viti 2018 deri në vitin 2024.
Më pas u largua për të marrë drejtimin e Parmës në shkurt të vitit 2025, por tani është kthyer për të marrë postin e trajnerit të parë te ‘Nerazzurrët’.
Ai ishte si futbollisti i Interit ka luajtur nga sezoni 2007/08 deri në vitin 2013.
Debutimin si trajner ai do ta ketë me 18 qershor ndaj Monterrey në kuadër të Kampionatit Botëror për klube./Arbresh.info
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...