Interi zyrtarisht ka nënshkruar me mbrojtësin Cedric Soares në formë huazimi me opsionin për blerje nga Southamptoni.
Qendërmbrojtësi ka qenë në Milan që nga mëngjesi i së premtes, kur i është nënshtruar testeve mjekësore para se të nënshkruante kontratën mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Kjo lëvizje u konfirmua sonte (e shtunë) sepse atyre i është dashur të presin që të rregullohet çështja e dokumenteve nga Anglia.
“Cederic Soares është një lojtar i ri në Inter. Mbrojtësi 27-vjeç i bashkuar Nerazzurrëve në huazim nga Southampton FC me opsionin për të bërë marrëveshjen e përhershme”, ka njoftuar klubi në një deklaratë.
Cedric, i cili ka lindur në Singel të Gjermanisë, ka arritur një Milan pas eksperiencave te skuadrat si Sportingu, Coimbra dhe Southamptoni./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...