Google ADS

Zyrtare: Griezmann emërohet Lojtari i Turneut

15:34 | 11 Korrik 2016
Arbresh Info

Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann është emëruar si UEFA EURO 2016 Lojtari i Turneut nga vëzhguesit teknik të UEFA-s pasi përfundoi turneun me gjashtë gola dhe dy asistime.

25-vjeçari përfundoi turneun me gjashtë gola dhe dy asistime pas një performance të jashtëzakonshme në nivelin ndërkombëtar, shkruan portali arbresh.info. Edhe pse nuk ia doli t’i sigurojë kombëtares së saj trofeun në finalen e zhvilluar kundër Portugalisë, Griezmann kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në fazat eliminuese.

Griezmann shënoi dy gola në ndeshjen gjysmëfinale të Francës kundër Gjermanisë, por arriti t’i sigurojë fitoren skuadrës së tij edhe kundër Republikës së Irlandës në xhiron e 1/8-tës së finales.

“Antoine Griezmann ishte një kërcenim në çdo ndeshje që ai ka luajtur. Ai punon shumë me skuadrën e tij dhe posedon teknikë, vizion dhe kualitet. Vëzhguesit teknik në një marrëveshje unanime vendosën se ai është lojtari i këtij turneu”, tha Ioan Lupescu, drejtori teknik i UEFA-së./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale