Arijan Ademi, ylli shqiptar i Dinamo Zagrebit, ka përfunduar dënimin prej dy viteve, të dhënë nga UEFA, për përdorim të dopingut.
Dinamo Zagreb nëpërmjet një njoftimi ka ftuar tifozët në stërvitjen e skuadrës, e cila zhvillohet sonte nga ora 19:00.
Gjiganti kroat i ka ftuar tifozët në stërvitje që ta presin mesfushorin shqiptar, Arjan Ademi, i cili pas dy viteve do të stërvitet me skuadrën.
Ademi ishte dënuar me dy vite mos lojë nga UEFA pasi kishte rezultuar pozitiv në testin e dopingut. Ademi, i cili është pjesë e Dinamos nga viti 2010, ka kontratë me klubit nga Zagrebi deri në vitin 2020.

“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania