Sulmuesi i talentuar shqiptar, Rei Manaj, është transferuar në Spanjë te Granada që bënë gara në Segunda Divizon, përcjellë arbresh.info.
Manaj në Spanjë synon që ta rigjejë veten pas një edicioni jo të mirë te Pisa në Ligën e Dytë të Italisë. “Granada dhe Inter kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit shqiptar Rey Manaj deri në korrik të vitit 2018. Ne kemi mundësi ta blejmë lojtarin në fund të kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. 20-vjeçari është pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë, mirëpo forma e tij jo e mirë I ka kushtuar me mos-grumbullim në ekipin ‘kuq e zi’ në ndeshjet e fundit. /arbresh.info/

Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohës...
Kontratë rekorde, Saka do të bëhet më i paguari në historinë...
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj t...
27 vite nga vrasja e Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën d...
Maqedoni e Veriut, mbahen zgjedhjet lokale në 4 komuna
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...