Fulhami ka nënshkruar me fituesin e Kampionatit Botëror 2014 me Gjermaninë, Andre Schurrlen.
Skuadra në Premierë Ligë ka arritur marrëveshje me bordin e Borussia Dortmundit për huazimin e sulmuesit për dy sezonet e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Schurrle kishte fituar Kampionatin Botëror me Gjermaninë në vitin 2014, por nuk arriti të jetë pjesë e skuadrës së turneut veror të këtij viti.
“Nuk mund të pres që t’ia filloj”, ka thënë fillimisht ai. “Dua të luftoj për vendin tim dhe duhet të shfaq kualitetin tim në mënyrë që të jem një anëtar që mund të ndihmojë me të vërtetë skuadrën”
Schurrle ka luajtur për Chelsea nga viti 2013 deri në vitin 2015. Ai ka fituar një medalje të Premierë Ligës së vitin 2015 pavarësisht largimit për transferim te Wolfsburgu.
Ai ka qenë në Dortmund që nga korriku i vitit 2016 dhe ka bërë 57 paraqitje për Gjermaninë./arbresh.info/
Welcome to Fulham Football Club, @Andre_Schuerrle!
?️: https://t.co/iinmfTtWyT#FANTASTISCH ?? pic.twitter.com/gYfdN65woS
— Fulham Football Club (@FulhamFC) July 25, 2018
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje