FC Fernokieli ka konfirmuar se nesër do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri.
Kampioni në fuqi i Kosovës me anë të një njoftimi në uefbaqen zyrtare ka konfirmuar se klubi do të bëjë pasditen e së premtes prezantimin e trajnerit të ri, shkruan portali arbresh.info.
Feronikeli i dha fund dje (e mërkurë) bashkëpunimit me trajnerin Dejan Vukicevic.
Sipas klubit, largimi i tij ka ndodhur për shkak të fazës jo të mirë duke shtuar se ndryshimet ishin të nevojshme.
Kujtojmë se emri i Albert Bunjakut, ish përzgjedhës i Kosovës, është përmendur nga mediat lokale për të qenë pasardhës i Vukicevic.
Sidoqoftë, prezantimi i trajnerit të ri nga Feronikeli do të bëhet duke filluar nga ora 17:00 nesër dhe portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100