Sot (e martë) është marrë vendimi nga Qeveria e Kosovës për aprovimin e shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme (ish-shoqërore) të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit “Renovimi dhe ndërtimi i objekteve për nevoja të selisë qendrore të Federatës së Futbollit të Kosovës”, në zonën kadastrale në Prishtinë.
Pra, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do ta ketë pronën e saj dhe për herë të parë në histori do të mundësohet krijimi i një selie moderne për futbollin kosovar, përcjell portali arbresh.info.
Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, falënderon Qeverinë e Kosovës për marrjen e këtij vendimi, pasi kjo ka qenë njëra nga çështjet jetike për zhvillimin e FFK-së.
“Federata e Futbollit e Kosovës falënderon për përkrahje të vazhdueshme të gjitha institucionet, duke filluar nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentari e ministri i sportit, por edhe për bashkëpunim shumë të mirë të gjithë kryetarët e komunave, ngase në këtë mënyrë po mundësohet krijimi i kushteve më të mira të infrastrukturës për rininë tonë, e cila është e mishëruar me futbollin”, ka thënë Agim Ademi për faqen zyrtare të FFK-së./arbresh.info/
Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00
Rruga drejt Malit të Zi mbyllet për kamionë, qarkullimi për ...
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe ish-udhëheq...
Ambasada e Kosovës në Japoni organizoi pritje për Ditën e Pa...
Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh ...
Presidenti i Finlandës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë