Portieri ‘shpëtimtar’ i Kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez zyrtarisht ka rinovuar kontratën me skuadrën e tij, Aston Villa.
Njoftimin për rinovimin e kontratës e ka bërë klubi me në të një konference për media së bashku me gardianin, shkruan Arbresh.info.
Martinez ka arritur marrëveshje për rinovim të kontratës dhe do të jetë gardian i portës së Aston Villa-s për 5 vite (2029).
“Që kur jam bashkuar me ekipin, dëshira ime ka qenë të luaj në Champions League. Tani që e kemi arritur këtë qëllim, kam vendosur të nënshkruaj një kontratë të re me Aston Villa . Ndjej se klubi po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Pasi kam arritur gjithçka që kam mundur me Argjentinën , kam objektivin të fitoj një titull këtu. Ky do të jetë objektivi ynë kryesor për vitet në vijim dhe jam i sigurt se do ta arrijmë” – ka thënë Martinez në konferencë për media.
??? ???? ?? ??? ????? ?
Aston Villa is delighted to announce Emi Martínez has signed a new contract with the club until 2029! pic.twitter.com/jLf4yB2Lo1
— Aston Villa (@AVFCOfficial) August 21, 2024
Portieri argjentinas, ishte transferuar tek skuadra e Aston Villës në vitin 2020, ku më herët ka qenë pjesë e Arsenalit.
31-vjeçari në vitrinën e tij të trofeve, ka një Kupë Bote me Kombëtaren e Argjentinës të fituar në vitin 2022, dy Copa America.
Kurse me klube, ka arritur të fitojë 3 FA Cup me Arsenalin dhe 3 Super Kupa të Anglisë, të gjitha të fituara me klubin e Arsenalit. /Arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën