Pasi arritën të shpallen kampion i Kosovës për edicionin 2024/25, Drita ka filluar të punojë për kompinimin e ekipës për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.
Sot klubi gjilanas ka transferuar në radhët e veta futbollistin, Liridon Balaj, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjilanas, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Balaj luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Skenderbeut nga Shqipëria.
Liridoni si i ri ishte pjesë e ekipit të KF Besa nga Peja dhe në sezonin 2018/19 u largua në drejtim të futbollit zviceran ku për disa vite ishte pjese e ekipeve si FC Aarau dhe FC Schaffhausen gjithashtu për një kohë ka luajtur edhe në futbollin belg.
Pas rinovimit me disa nga lojtarët kyc të skuadrës ky është përforcimi i parë i kampionit të ri të Kosovës./Arbresh.info
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...