Disa ditë pasi e kanë shkarkuar, Ivan Juricin, Roma ka vendosur për emërin e ri që do ta udhëheq skuadrën.
Claudio Ranieri do të jetë trajneri më i ri i skuadrës nga kryeqyteti italian, shkruan Arbresh.info.
Lajmi e ka bërë të ditur vetë skuadra italiane përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Claudio Ranieri është menaxheri i ri teknik i ekipit të parë. Në fund të sezonit ai do të marrë një rol drejtues të lartë: ai do të jetë një konsulent i Pronarëve për të gjitha çështjet sportive të klubit. Kërkimi për një trajner të ri do të vazhdojë edhe në muajt në vijim dhe për këtë vendim do të ketë fjalën edhe Claudio”, shkruhet në njoftimin e Romës.
Ranieri është 73-vjeçar dhe disa vite më parë ka udhëhequr skuadrën e Leicesterit duke arritur sukseset historik ku e fituan Premier Leaguen.
Së fundmi, Ranieri ka udhëhequr skuadrën e Leicesterit./Arbresh.info
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë