Christian Panucci nuk ka ardhur i vetëm nga Italia për të drejtuar Shqipërinë, teksa janë zbuluar edhe anëtarët e stafit të tij.
Paolo Rodolfi do të jetë ndihmësi i Panuccit. 58-vjeçari në të shkuarën ka punuar te moshat e Parmë si dhe në ekipe të niveleve të ulëta në Itali.
Me Panuçin ai ka bashkëpunuar sezonin e fundit te Ternana dhe tashmë vijnë të dy së bashku te Shqipëria.
Alesandro Ciulini do të jetë përgatitësi atletik, që në të shkuarën ka qenë pjesë e Fiorentinës, Atalantës, Sasuolos, Regginës e disa klubeve të tjera. Edhe me Kiulinin Panuçi ka punuar më parë te Livorno.
Gjithashtu në staf do të ketë edhe një person që do të analizojë videot e kundërshtarëve dhe ai do të jetë Alarico Rossi.
Stafi plotësohet edhe dy pjesëtarë të tjerë, të cilët do të jenë shqiptarë, por Panucci në konferencën për shtyp nuk i zbuloi emrat e tyre.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...