Është konfirmuar se ndeshja e dytë në mes të Barcelonës dhe Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Të premten e kaluar, ministri i shëndetësisë Salvador Illa kishte thënë se përballja që zhvillohet në Camp Nou nuk kishte rrezik që të zhvillohej pa tifozë, por tani situata ka ndryshuar.
Blaugranasit kanë konfirmuar se përballja e dytë me Napolit do të zhvillohet pa tifozë shkaku i coronavirusit.

“Përballja e Ligës së Kampionëve në mes të Barcelonës dhe Napolit që do të zhvillohet më 18 mars, do të jetë pa praninë e tifozëve”, thuhet në njoftimin e katalunasëve.
Forbes ka shkruar po ashtu se një takim të mbajtur me bordin e Barcelonës, është marrë vendim që takimi të luhet me dyer të mbyllura.
Ata vendosën që mos të rrezikojnë në këtë ballafaqim, shkaku që shikueshmëria në stadium do të ishte e lartë, e që rezultati i pjesës së parë (1-1) do ë bëjë më interesant ndeshjen.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...