Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së William Salibës, duke e mbajtur mbrojtësin francez në klub deri në vitin 2030.
“Mbrojtësi 24-vjeçar u bashkua me ne në korrik 2019 dhe që atëherë ka regjistruar 140 paraqitje në të gjitha garat, duke u bërë një gur themeli i njësisë tonë mbrojtëse,” thuhet në deklaratën e klubit.
Klubi gjithashtu theksoi se kontrata e re e Salibës është e vlefshme pas përfundimit të të gjitha proceseve rregullatore.
Hot off the press 📠
William Saliba has committed his future to the club 👇
— Arsenal (@Arsenal) September 30, 2025
Rinovimi i tij thekson besimin e Arsenalit në mbrojtësin e talentuar, i cili është një nga shtyllat kryesore të skuadrës për të ardhmen.
Saliba ka qenë një nga objektivat kryesorë të Real Madridit, por tani Los Blancos duhet të ndryshojnë objektiv, pasi francezi do të mbetet në Londër së paku edhe për disa vite. /Telegrafi/
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...