Klubi gjerman Augsburg ka transferuar zyrtarisht sulmuesin e ri shqiptar Albian Ajeti nga Baseli.
Talenti 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë katër vjet e gjysmë me klubin e ri, ka njoftuar klubi.
“Mezi po e pres sfidën e re te Augsburgu. Jam i bindur që do të kem ambient të mrekullueshëm në ekip dhe do të zhvillohem si lojtar i ri dhe të tregoj fuqinë time”, ka thënë ai për uebfaqen e klubit.
Ajeti do të bartë fanellën me numrin 17.
Augsburgu momentalisht është në pozitën e 12-të në tabelën e Bundesligës.
Vetë lojtari për Kohën Ditore ditë më parë kishte thënë se ëndërron të luajë në Bundesligë dhe se kishte kontakte me disa skuadra të njohura evropiane, në mesin e të cilave ishte edhe West Hami i Slaven Biliqit.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...