Barcelona dhe Sevilla kanë arritur një marrëveshje rreth mbrojtësit Aleix Vidal.
Sevilla do t’i paguaj gjigantit katalunas një tarifë prej 8.5 milionë euro, plus dy milionë bonuse, për shërbimet e Vidalit, transmeton portali arbresh.info.
“Barcelona shpreh mirënjohjen e saj për Aleix Vidalin për përkushtimin dhe vendosmërinë e tij dhe i dhuron çdo sukses në të ardhmen”, ka shkruar kampioni i Spanjës në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare.
Lojtari i ka dhënë fund kohës së tij në Camp Nou pas tri sezoneve.
Aleix Vidal ka bërë në përgjithësi 49 ndeshje dhe ka shënuar katër gola gjatë tri sezoneve në klub./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1025796785812512768
https://twitter.com/SevillaFC_ENG/status/1025799835344097281
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...