Pasi e konfirmoi largimin nga Ballkani, Albion Rrahmani është prezantuar te skuadra rumune, Rapid.
Përmes një postimi në Facebook, është njoftuar ardhja e sulmuesit kosovar, shkruan Arbresh.info.
Rrahmani ka folur për faqen zyrtare të klubit, ku është shprehur shumë i emocionuar.
“Ndihem shumë mirë. Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Unë dua të dëshmoj vlerën time përpara tifozëve dhe klubit sa më shpejt të jetë e mundur. Mezi pres të debutoj dhe të marr disa paraqitje. Zgjodha Rapid-in për shkak të projektit që kërkon të zbatohet këtu. Është një projekt shumë i mirë dhe ndjeva se është më e mira të jem këtu”, ka thënë ai.
Sulmuesi ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin./Arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit