Zyrtare: Agron Kolaj huazohet nga Prishtina te Gjilani

21:29 | 3 Shkurt 2026
D.H

Portieri Agron Kolaj, do ta vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit te SC Gjilani.

Ai është huazuar nga Prishtina, ku këtë sezon kishte mbetur si portier i dytë, pas Altin Gjokajt.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit gjilanas, shkruan Arbresh.info.

Gjilani e nis stinorin pranveror nga vendi i gjashtë me 26 pikë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjilani dhe Prishtina dakordohen për huazimin e Agron Kolajt

Sport Club Gjilani dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për huazimin e Agron Kolajt. 24 vjeçari vjen nga kryeqyteti si një vlerë e shtuar për ekipin në pjesën e dytë kampionale.

Kolaj më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Besës nga Peja, ekip me të cilën debutoi në elitën e futbollit kosovar dhe pas transferimit te Prishtina arriti në shifrën e 54 paraqitjeve zyrtare në kampionat.

SC Gjilani i uron mirëseardhje Agron Kolajt dhe shpreh besimin se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën në vazhdim të sezonit.

Shpërndaje në rrjete sociale