I riu Adenis Shala është përforcimi më i ri i Feronikelit, që po vazhdon t’i forcojë radhët e veta.
Shala që më parë ka luajtur për Vëllaznimin dhe Flamurtarin, është kthyer në Kosovë pas një eksperience të shkurtër në Turqi.
“Talenti Shala është 20 vjeçar dhe deri tani ka luajtur për ekipin e Fenerbahçes U21 nga Turqia”.
“Ai luan si sulmues krahu dhe për momentin është në superformë dhe do ta shfrytëzojë tërë potencialin e tij për të arritur synimet me skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Feronikeli është aktualisht në Turqi dhe lojtari do të bashkohet me gjasë me klubin në ditët në vijim.
Feronikeli do të luftojë për titull dhe Kupë pasi është në garë në të dyja frontet.
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje