Llapi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Adem Maliqi, i cili është në ta kaluarën ka luajtur për klubin nga Podujeva.
Llapjanët kanë vazhduar me përforcimin e skuadrës para nisjes së sezonit 2025/26 në Superligën e Kosovës.
Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka konfirmuar gjatë ditës së sotme (e shtunë) edhe transferimin e Adem Maliqit, i cili në edicionin e fundit luajti te Suhareka.
KF Llapi ka kënaqësinë të zyrtarizojë rikthimin e sulmuesit të krahut, Adem Maliqi, për herë të tretë në fanellën bardhekaltër.
Pas një edicioni me FC Suharekën, 28-vjeçari rikthehet për të kontribuar për ngjyrat e klubit të vendlindjes.
Maliqi është bashkuar me ekipin në përgatitje dhe do jetë forcë shtesë për ekipin tonë në edicionin e ri.
Mirë se erdhe aty ku zemra jote rreh më fort, Adem!/Telegrafi/
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog
Humans Right Watch i fut në një raport Kosovën e Serbinë, çf...
Zyrtare: Arbër Prekazi prezantohet tek Prishtina e Re
Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gaz...