Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë nën presion për shkak të kritikave rreth mënyrës së festimit të tyre në fitoren kundër Serbisë.
Por, Federata e Futbollit të Zvicrës në pret sanksione nga FIFA për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, të cilët festuan duke bërë shqiponjën me duar golat e tyre në fitoren 2 me 1 kundër kombëtares serbe, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk mund ta imagjinojë që ata do të ndëshkohen”, ka thënë Alex Miescher, sekretari gjeneral i federatës, në kampin stërvitor Togliatti të Zvicrës.
Deri tani, Shoqata Botërore ende nuk ka raportuar. Në këtë rast, Komisioni Disiplinor i FIFA-së është përgjegjës.
Si pasojë e konfliktit historik mes Kosovës dhe Serbisë, mënyra e festimit të golave nga Xhaka dhe Shaqiri është duke u konsideruar “provokative”./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...