Granit Xhaka dhe Arsenali tani janë në finale të UEFA Evropa Ligës.
Pasi eliminuan skuadrën e Valencias me rezultat të përgjithshëm 3 me 7 në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni, “Topçinjtë” kanë arritur në një finale evropiane për herë të parë që nga viti 2006, shkruan portali arbresh.info.
Menjëherë pas përfundimit të takimit të sotëm (e enjte) kthyes mes dy skuadrave në Mestalla, Federata e Futbollit të Zvicrës ka reaguar me anë të rrjeteve sociale duke uruar yllin kosovar.
Zvicra i ka uruar Xhakës dhe reprezentuesit tjetër të tyre Stephan Lichsteiner kualifikimin në sfidën e fundit të Evropa Ligës.
“Granit Xhaka dhe Stephan Lichsteiner janë me Arsenalin në finale të Evropa Ligës. Ju lumtë”, shkruan Zvicra.
Finalja e Evropa Ligës zhvillohet në Baku më 31 maj./arbresh.info/
https://twitter.com/SFV_ASF/status/1126598665387290625
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”