Kombëtarja e Zvicrës ka barazuar pa gola (0-0) në shtëpi ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e dytë të “Play-Off”it, por ka arritur të kualifikohet për në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” falë fitores 1-0 si mysafirë.
Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë helvetikëve që rrezikuan disa herë për ta gjetur golin epërsisë.
Rastet më të mira ishin ai i Haris Seferovic (6’) dhe Xherdan Shaqirit (25’), por që në të dy rastet nuk u gjet goli dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.
Në pjesën e dytë, Irlanda e Veriut arriti të rrit nivelin e lojës dhe të rrezikoj disa herë Zvicrën, por edhe vendasit krijuan disa raste për gol.
Fillimisht ishte mbrojtësi Ricardo Rodriguez (50’) që rrezikoi me një goditje pastaj për irlandezo-veriorët provoi Conor Ëashington (55’), por në dy rastet mungoi goli.
Deri në fund të takimit, të dy kombëtaret provuan edhe disa herë, por Zvicra arriti mirë të menaxhoj situatën dhe në fund ndeshja përfundoi ashtu siç nisi, pa gola 0-0.
Kështu, pas 180 minutave lojë në dy ndeshjet “Play-Off”, Zvicra arriti të kualifikohet për në Kampionatin Botëror falë fitores 1-0 në udhëtim.
Ndryshe, Zvicra bëhet skuadra e parë që siguron nga Evropa kualifikimin nga “Play-Offi” në botëror, ndërsa një biletë presin ta këpusin edhe njëra nga kombëtaret në këto çifte: Kroacia-Greqia, Italia-Suedia dhe Danimarka-Irlanda.
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar