Shtëpia e futbollit UEFA, ka vendosur që Bjellorusia të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024, në Novi Sad të Serbisë.
Bjellorusia ndeshjen e parë do të takohet me kombëtaren e Zvicrës.
Pas sanksioneve drejt shtete aleatet te Rusisë, nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pësuar edhe shteti Bjellorus, ku nuk do të lejohet të zhvillojë ndeshje në shtetin e tyre, ndërsa UEFA ka vendosur që ndeshjet t’i zhvillojë si vendase në Serbi.
Me këtë vendim, janë befasuar shume tifozë, pasiqë në ndeshjet e fundit mes Zvicrës dhe Serbisë, ka pasur shumë fërkime mes tyre.
Kujtojmë që tek kombëtare zvicerane, lojtarët kyç janë shqiptaret, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaiqiri, ndërsa populli serb ka urrejtje të madhe ndaj dyshes shqiptare.
Përveç Bjellorusisë, helvetiket në grupin I ka Kosovën, Rumaninë, Izraelin dhe Anodrran.
Xhaka dhe Shaiqiri ishin lojtarët kryesorë të cilët kanë shuar ëndrrat e kombëtares serbe, pasiqë në kampionatin botëror në vitin 2018, dyshja shqiptare bombarduar portën e tyre me dy gola fantastike, ndërsa në Kampionatin e fundit, e mbajtur në Qatar 2022, ndeshja u përcoll me shumë incidente dhe provokime, mirëpo Zvicra përsëri “shkatërroj” kombëtaren e Serbisë. /arbresh.info/
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...