Presidenti Ancillo Canepa ka thënë se Amir Mehmedi e ka derën e hapur të kthehet në klubin të cilin e udhëheq, Zuerich. Ai ka thënë se e ka takuar Mehmedin gjatë grumbullimit me Zvicrën, të cilit ia ka bërë me dije se e ka të hapur derën për një kthim në Zuerich.
Ditë më parë, pas një kohe të gjatë në skuadrën zvicerane është kthyer mesfushori Blerim Xhemaili.
“Në filozofinë tonë të klubit, nuk ia kemi mbyllur derën askujt. Gjithmonë dera është e hapur për lojtarët që kanë luajtur dhe që nuk e kanë lënë pa përfitim klubin. Unë i kam takuar ish-lojtarët tanë gjatë grumbullimit me Zvicrën dh u kam thënë se dera është e hapur”, ka thënë Canepa.
Aktualisht, Mehemdi është lojtar i Wolfsburgut.
Mehmedi me Zuerichun si senior ka luajtur nga viti 2008 deri në vitin 2012. Për Xhemaililin, Mehmedi ka thënë se do të jetë lider i Zuerichut.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...