Anglia do të luajë ndeshjen e tyre çerek finaliste kundër Suedisë të shtunën me 7 korrik.
E ish sulmuesi i kombëtares suedeze Zlatan Ibrahimovic i ka bërë një ofertë interesante ish lojtarit të Anglisë, David Beckahm, shkruan portali arbresh.info.
Ai ka thënë se nëse Anglia fiton, Zlatan do t’ia paguajë darkën kudo në botë Beckhamit, kurse në qoftë se fiton Suedia atëherë ish lojtari i Anglisë do t’i blejë atij çfarëdo që dëshiron në IKEA.
“David Beckham nëse Anglia fiton unë të paguaj darkën kudo në botë, por nëse Suedia fiton ti do të më blesh çfarë të dua unë në IKEA ok?”, shkruan suedezi me prejardhje nga Bosnja./Arbresh.info/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...