Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka lavdëruar skuadrën e tij për performancën “perfekte” pas klubi spanjoll mposhti Borussia Dortmundit 3 me 1 në kuadër të fazës së grupeve në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e kaluar.
‘Los Blanocos’ siguruan fitoren e dytë në kuadër të Grupit H pas asaj ndaj Apoel Nicosias dy javë më parë, transmeton portali arbresh.info. Pas golit të epërsisë nga Gareth Bale, Cristiano Ronaldo realizoi dy herë.

“Ishte një ndeshje e mrekullueshme për ne. Ne filluam mirë, pjesa e parë ishte e mrekullueshme ashtu si pjesa e dytë”, tha Zidane për gazetarët.
“Ne kishim disa momente të vështira pas pushimit, por i kaluam ato. Ishte perfekte. Ne mund të kishim shënuar më shumë. Ne kishim shanse. Gjëja më e rëndësishme është të shënosh më shumë se kundërshtari dhe ne e bëmë këtë”
“Jam i kënaqur me Ronaldon dhe Balen, por e gjithë skuadra punoi shumë, të gjithë ishin të shkëlqyer dhe ishte një ndeshje e madhe”
Madridi tani është në nivel me “Spursët” me gjashtë pikë në krye të Grupit H para takimi të tyre në Bernabeu muajin e ardhshëm./arbresh.info/
Zelensky: Populli ukrainas nuk do ta pranojë një marrëveshje...
Vengu: Lama, kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Ko...
Shënoi gol spektakolar, Vini fyhet në baza racore nga tifozë...
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...