Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka insistuar se skuadra e tij e meritoi vazhdimin tutje në UEFA Ligë të Kampionëve pas ndeshjeve çerekfinaleve kundër Juventusit.
Gjiganti spanjoll siguroi një avantazh prej 3 me 0 në takimin e parë të zhvilluar në Torino, por Juventusi u rikthye në Bernabeu duke barazuar rezultat në 3 me 3, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, Cristiano Ronaldo dërgoi në gjysmëfinale ‘Los Blancos’ pas golit të shënuar nga pika e bardhë në sekondat e fundit të ndeshjes, mundësi që erdhi pas faullimit të Lucas Vazquezit nga Medhi Benatia, ndërkohë që portieri Gianluigi Buffon u ndëshkua me karton të kuq direkt për reagimin e tij ndaj gjyqtarit Michael Olivier.
Pavarësisht kësaj drame, Zidane ka thënë se Real Madridi e “meritoi” të vazhdoj tutje në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

“Jam i lumtur, ne e merituam të shkojmë tutje pas 180 minutave”, ka thënë Zidane për ‘BeIN Sports’. “Ne kishim shumë shanse, ishte vështirë që nuk shënuam, por ky është futbolli”
“Ne zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme në vendin e tyre, por gjithçka shkoi në një mënyrë tjetër këtu, kjo është e vërtetë. Ne kishim shanse, por topi nuk shkoi brenda. Në fund, ne vuajtëm. Ne u desh të rregullohemi gjatë pjesës së parë”
Real Madridi ka arritur tani në gjysmëfinale të këtij kompeticioni që tetë vite radhazi./arbresh.info/
“Britma dhe tmerr në Banjskë”/ Taneski rrëfen ditën kur terr...
Mishetiq e ripërsërit: S’ka prova që Thaçi ishte i përfshirë...
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...