Manchester United do të jetë i lumtur kur të mësojë që trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka urdhëruar klubin të shes shënjestrën e tyre për transferim.
Bazuar në ‘Don Balon’, trajneri francez beson tashmë se ka gjetur zëvendësuesin e tij afatgjatë dhe se Theo Hernandez do të jetë pjesë e rregullt në krahun e majtë në një të ardhme të afërt, transmeton portali arbresh.info.
Kjo mund të bëjë që Marcelo të shkarkohet, gjë që i intereson shumë Manchester United, i cili ka qenë duke kërkuar transferimin e tij gjatë merkatove të kaluara të transferimeve.

Vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse braziliani është prioritet i Jose Mourinhos, por është e ditur që klubi është duke kërkuar transferimin e një mbrojtësi anësor për shkak të problemeve me Luke Shaw.
United ka qenë duke kërkuar edhe emra të mëdhenj si Alex Sandro dhe Danny Rose për atë pozitë, por duket se ata do të shqyrtojnë tani mundësinë për transferimin e Marcelos nëse lojtari është në dispozicion.
29-vjeçari mund të transferohet për 36 milionë, tarifë interesante duke u bazuar në aftësitë e lojtarit që cilësohet si njëri nga më të mirët në botë në pozitën e tij që disa vite./arbresh.info/
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...