Zinedine Zidane aktualisht është trajner i papunë, që nga lënja e detyrës si shef i shtabit teknik të Real Madridit në vitin 2021.
Zizou në një intervistë për Sky Sport, ka folur për punën e tij si trajner, shkruan Arbresh.info.
Ai shumë shpejt pritet të rikthehet në krye të ndonjë ekipi, pas një pushimi prej më shumë se dy viteve.
Francezi tregoi për dy trajner nga të cilët ka mësuar më së shumti në ‘zehën’ e trajnerit.
“Si trajner, kam mësuar shumë nga Lippi dhe Carlo Ancelotti ”, ka thënë fillimisht Zidane.
Zidane sa ishte lojtar i Juventusit në Itali, ishte nën udhëheqjen e Marcelo Lippit, teksa për një periudhë të gjatë ishte edhe ndihmës i Carlo Ancelottit tek Reali.
“Lippi më tha se do të mbaroja të luaja me Juventusin, do të luaja mirë dhe në fund shkoi kështu. Kështu që ishte e rëndësishme për mua. Ne gjithashtu fituam gjëra me të, por jo vetëm me mua. Kishim një ekip mbresëlënës, ai ishte një trajner i mrekullueshëm”, shtoi tutje ai.
Zidane ka pasur një përvoje tre vjeçare me Ancelottin ku ishte ndihmësi i tij, në periudhën 2013-2016.
“Kam mësuar shumë nga Ancelotti dhe tani ndjek rrugën time”, potencoi Zidane.
Kujtojmë që Zidane ka qenë trajner i Real Madridit nga viti 2016 deri në 2018, kur u largua me vetëdëshirë nga klubi.
Mirëpo ai u kthye pas një viti sërish për të udhëhequr Realin sërish për dy vite të tjera ku nuk munguan sukseset.
Zidane ka fituar tre herë Champions League si trajner i Real Madridit, gjithashtu ka dy La Liga./Arbresh.info/
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...