Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është betuar se do të “luftoj” për pozitën e tij në klub.
‘Los Blancos’ kanë performuar këtë sezon më dobët seç jemi mësuar t’i shohim duke u eliminuar nga Leganes në Kupë të Mbretit në janar pas gjithashtu disfatës ndaj liderit në La Liga, Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Zidane, skuadra e të cilit është e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në ligë, ka thënë se ka marrë detyrën e tij në Madrid për të qenë “ditë pas dite” derisa vazhdojnë spekulimet rreth të ardhmes së tij në kryeqytetin spanjoll.
“Nganjëherë kur iu përgjigjem [pyetjeve rreth të ardhmes], këtu ka dyshime, por deri në momentin që të lodhem nga kjo detyrë, unë do të vazhdoj”, u ka thënë francezi gazetarëve. “Jam mirë këtu, do të vazhdoj do të luftoj”
“Do të luftoj për të qëndruar këtu përgjithmonë. Nëse do të vazhdoj, para përfundimit të sezonit unë do t’iu tregoj. Vetëm para përfundimit të sezonit”
Madridi siguroi një avantazh prej 3 me 1 ndaj Paris Saint Germain në Ligë të Kampionëve para ndeshjes kthyese ndërmjet skuadrave më 6 mars./arbresh.info/
Bashkëshortja e Kadri Veselit dhe djali i tij, Klesori, mbër...
18 vjetori i Pavarësisë, Osmani pranon letër urimi nga Presi...
Humb jetën një grua në autostradën “Ibrahim Rugova” pas një ...
Shqipe Selimi nga Haga: Dihet që lufta e UÇK-së ka qenë e dr...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj për tejkalim të shpejtësi...
Konjufca: UÇK bëri luftë të pastër, në zemër të saj nuk kish...