Sipas mbrojtësit Dani Carvajal, Zinedine Zidane është përmirësuar në mënyrë dramatike që nga koha kur mori për herë të parë detyrën në Real Madrid.
Ish ylli i ‘Los Blancos’ zëvendësoi trajnerin Rafael Benitez në vitin 2016 dhe që nga atëherë ka shijuar një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar dy kupa radhazi në Ligë të Kampionëve dhe titullin në La Liga gjatë sezonit 2017/18, transmeton portali arbresh.info.
Por, pavarësisht probleme të shumta që kampioni në fuqi është duke pasur këtë sezon, Carvajal është i impresionuar nga trajneri francez dhe beson se ai do të qëndrojë në Santiago Bernabeu.

“Zidane ka ndryshuar shumë dhe tani është një trajner shumë më i mirë dhe e di se si të na menaxhojë neve”, ka thënë Carvajal për ‘Onda Cero’.
“Respekti që ne kemi për të na e bënë atë një figurë aq të rëndësishme. Ai vazhdon të jetë ende shumë i qetë dhe një person i kujdesshëm”
“Zidane do të vazhdoj në Real Madrid sepse ka mbështetjen e lojtarëve dhe klubit. Unë jam shumë i qartë që atë ditë që do të largohet do të jetë vetëm për shkak se ai dëshiron”
Pas shortit të hedhur pasditen e sotme (e premte), përballja kundër Juventusit do të jetë sfida e ardhshme./arbresh.info/
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...
Prishtina në mesin e vendeve me ndotjen me të madhe të ajrit...