Legjenda franceze, Zidenine Zidane pritet të rikthehet përsëri në stolin e trajnerit.
Kështu ka bërë të ditur “Goal”, të cilët raportuan se pas humbjes se hidhur nga Spanja në Lojërat Olimpike “Paris2024”, Franca ka vendosur të nxjerrë “artilerinë e rëndë”, shkruan Arbresh.info.
Thierry Henry ishte larguar nga Franca pas humbjes së thellë nga Spanja me rezultat 5-2 në “Paris2024”, ku sipas mediave franceze është larguar “për arsye personale”.
Problemi i futbollit francez, duket të jetë futbolli spanjoll, ku së pari ishte selektori francez, Didier Deschamps i cili u eliminua pikërisht nga Kombëtarja spanjolle në Kampionatin Evropian “Euro 2024” me rezultat 2-1.
Më pas, ishte Kombëtarja e Francës U/19 të cilët u mposhtet nga spanjollët në Kampionati Evropian me rezultat 2-0.
Kurse në fund ishte pikërisht skuadra e Thierry Hnery të cilët u poshtëruan në Lojërat Olimpike me rezultat 5-3.
Pas këtij dështimi të madh, Federata e Futbollit të Francës, ka kontaktuar me legjendën Zinedine Zidane dhe ka kërkuar nga ai të rikthehet nga pensionimi.
Në media është përfolur shumë shpesh se “Zizou” duhet të merrte përsipër Kombëtaren franceze, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndërsa siç duket, tanimë erdhi koha. /Arbresh.info
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...