Zinedine Zidane nuk dëshiron të bjerë në eufori nga fakti se Real Madridi është lider i La Ligës, duke këmbëngulur se kjo nuk do të thotë asgjë.
Pas fitores 2:0 kundër Osasunas të mërkurën mbrëma, Madridi e mori kreun e ligës elitare spanjolle, por trajneri francez mendon se është tepër herët të flitet për renditjen tabelore.
“Ne jemi liderë, ama kjo nuk do të thotë asgjë”, tha Zidane në një konferencë për media pas lojës.
“Ajo që ka rëndësi është të vazhdojmë në rrugën e duhur. Na duhet të besojmë në atë që e bëjmë”, shtoi ai.
“Do të kemi kohë të vështira”, u shpreh Zizu. /Gazeta Express/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...