Zinedine Zidane e ka pranuar se skuadra e tij Real Madrid nuk luajti mirë pasi i mungoi intensiteti në humbjen turpëruese 3:0 kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.
Angel Di Maria me dy gola dhe Meunier me një gol i siguruar PSG-së – e cila luajti pa treshen sulmuese Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani – një fitore bindëse kundër Real Madridin në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin A në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Express.
Duke folur pas ndeshjes në Paris, Zidane tha se djelmoshat e tij nuk e kryen detyrën që iu ishte kërkuar.
“I shënuam dy gola që na u anuluan. Por kjo është pak. Ne nuk e kryem detyrën”, tha Zidane.
Reali nuk e pati asnjë goditje brenda kornizës së portës të Keylor Navas, por shënoi dy gola që iu anuluan me ndihmën e VAR-it duke u vlerësuar si të parregullta.
“Na mungoi shumë intensiteti. Kemi humbu shumë duele dhe kjo t’i komplikon gjërat”, shtoi ai.

Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...