Zinedine Zidane ka përgëzuar lojtarët e tij te Real Madridi për performancën pas fitores 4 me 1 ndaj Valencias pasditen e sotme (e shtunë).
“Jam larguar nga fusha shumë i lumtur”, ka thënë Zidane në konferencën për shtyp, transmeton portali arbresh.info. “Ne duhet të përgëzojmë lojtarët. Ne kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer në një fushë që nuk është asnjëherë e lehtë por ne duhet ta bëjmë këtë”

“Ne luajtëm shumë mirë dhe ne siguruar një fitore, gjë që ishte e rëndësishme. Ka momente të vështira por këto shfaqin që lojtarët kanë personalitet”
Cristiano Ronaldo realizoi dy gola, ndërsa Toni Kroos dhe Marcelo shënuan golat e tjerë për ‘Los Blancos’.
Real Madridi tani gjendet 16 pikë prapa liderit të përbetuar në La Liga- Barcelonës./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...