Cadiz ka shokuar mbrëmë të gjithë, duke mposhtur Real Madridin.
Real Madrid ka pësuar humbje në shtëpi, nga skuadra e promovuar këtë edicion në La Liga, Cadiz.
Cadiz fitoi minimalisht 0:1 në Madrid. Pas ndeshjes, trajneri i Real, Zinedine Zidane, nuk kishte shumë arsyetime për këtë paraqitje shokuese.
“Nëse do të pësonim dy apo tri gola në pjesën e parë, ne do të mund të thonim diçka. Nuk ka arsyetime”, ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.
“Nuk ka shpjegim, nuk jemi të lumtur me atë që ndodhi, por është diçka që mund të ndodh në futboll. Nuk e nisëm ndeshjen mirë”, shtoi francezi.
Cadiz nuk ishte befasia e vetme mbrëmë, pasi edhe Getafe mposhti Barcelonën.
Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e para një muaji në...
Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria në Bordin e Paqes, dritare s...
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...