Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka lënë të hapur derën për transferimin e mundshëm të yllit të PSG-së, Neymar.
Real Madridi dhe ish klubi i Neymarit, Barcelona, janë në garë për nënshkrimin me kapitenin e Brazilit, transmeton portali arbresh.info.
Dhe sot (e premte), Zidane ka thënë:
“Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme. Është gjëja e vetme. Lojtarët që kam janë ata këtu. Sigurisht, deri më 2 shtator gjithçka mund të ndodhë”
“Nuk jam i shqetësuar për asgjë tjetër përveç ndeshjes, lojtarët që ne kemi duan të jenë këtu dhe kjo është e rëndësishme”
“Do të shohim, përgjigjja ime është gjithmonë e njëtë, më vjen keq, lojtarët që më interesojnë mua dhe më motivojnë janë ata këtu që janë për ndeshjen e së nesërmes. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, e di se do të luajmë nesër kundër Valladolidit”, përfundoi Zidane./arbresh.info/
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini